
Slovakia flag with Hungary flag, 3D rendering
Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Szijjarto theksoi se Hungaria dhe Sllovakia vendosën ta bllokojnë paketën e sanksioneve si përgjigje ndaj planeve të Bashkimit Evropian për ta ndërprerë dalëngadalë importin e energjisë nga Rusia.
“E bëmë këtë sepse Bashkimi Evropian … dëshiron t’ua ndalojë shteteve anëtare, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakinë, blerjen e gazit natyror dhe naftës së lirë nga Rusia, siç kanë bërë më parë”, u shpreh Szijjarto.
Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të mbështeten në furnizimet me gaz dhe naftë ruse dhe kanë ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...