Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku konfirmon sulmin ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, duke thënë se ajo është “shkatërruar”.
Megjithatë, autoritetet iraniane theksojnë se sulmi nuk përbën asnjë rrezik për Katarin apo qytetarët e tij, shkruan BBC, transmeton Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Deklarata, e cituar nga mediat shtetërore iraniane, thekson gjithashtu se numri i raketave të përdorura në sulm ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA kishte përdorur më herët në tre objekte bërthamore iraniane.
Irani, përmes këtij komunikimi, shton se “mbetet i përkushtuar për të ruajtur dhe vazhduar marrëdhëniet e ngrohta dhe historike me Katarin.”
Kujtojmë se vetëm pak çaste më parë, Qeveria e Katarit konfirmoi se mbrojtja ajrore e vendit kishte arritur të ndërpriste me sukses të gjitha raketat iraniane, duke shmangur çdo dëm apo viktimë në territorin e saj.
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj