Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog pasi që i njëjti dyshohet se ndalonte automjete në mënyrë të paautorizuar dhe paraqiste sjellje agresive.
Sipas njoftimit, pas arrestimit, mjekët kompetentë kanë kryer kontrollin shëndetësor të personit, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka bastisur vendin ku qëndronte i dyshuari dhe ka sekuestruar, një armë automatike AK-47, dy karikatorë, dhe 55 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Arbresh.info/
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh