Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) vazhdon të dëmtojë buxhetin e shtetit duke paguar punonjës të komunitetit serb të cilët nuk paraqiten në vendin e punës.
Në raportin e fundit të bërë publik nga Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA), ministria në fjalë gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar 465 mijë e 568 euro për pagat e 62 punonjësve që pavarësisht që figurojnë në listën e pagave, nuk kanë ofruar asnjë ditë punë.
“Përkundër që kjo situatë është përsëritur ndër vite, ministria ende nuk ka ndërmarrë masa konkrete për të menaxhuar sistemin e angazhimit dhe monitorimit të kësaj kategorie të të punësuarve,” thuhet në raport.
Sipas ZKA-së, këta të punësuar nuk kanë objektiva të përcaktuara dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në kuadër të ministrisë.
Auditori bën të ditur se këto pagesa, të kryera në mungesë të dëshmive për për vijueshmëri në punë dhe përmbushje të detyrave zyrtare, janë të paarsyetuara dhe përbëjnë dëm për buxhetin e shtetit.
“Tejkalim i kontratave dhe parregullsi në shpronësime”.
Në të njëjtin raport, ZKA ka zbuluar se në 13 raste, MMPHI ka tejkaluar kufijtë e lejuar për kontratat me çmim për njësi.
Ministria gjithashtu thuhet se tejkaluar vlerën e pozicioneve të kontraktuara – nga 2 deri në 58 pozicione – me vlerë të përbashkët prej 1 milion e 326 mijë euro. Në pesë prej këtyre rasteve është tejkaluar edhe vlera totale e kontratës së parashikuar për një vit.
Një tjetër gjetje e rëndësishme përfshin procesin e shpronësimeve. Në katër raste të testuara nga Auditori, me vlerë mbi 1 milion euro, janë konstatuar vonesa në pagesat për shpronësim, çka paraqet një tjetër indikator të menaxhimit joadekuat të buxhetit dhe zbatimit të obligimeve ligjore./Lajmi.net/
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës