Ushtria izraelite ka njoftuar se ka sulmuar gjashtë aeroporte në Iran, duke shkatërruar 15 avionë dhe duke dëmtuar pistat e uljes.
Në një postim në rrjetet sociale, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se aeroportet e goditura ndodheshin në pjesët perëndimore, lindore dhe qendrore të Iranit.
IDF shton se sulmet me dron shkatërruan avionë luftarakë F-15 dhe F-5, një avion furnizues me karburant dhe një helikopter sulmues AH-1 Cobra, raporton BBC.
Po ashtu, sipas IDF, janë dëmtuar edhe pista dhe bunkerë nëntokësorë.
Nuk është e qartë se kur kanë ndodhur këto sulme.
Irani ende nuk i ka konfirmuar këto sulme.
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu