Juventusi ka arritur edhe fitoren e dytë në Kupën e Botës për klube, duke mposhtur Wydadin me rezultat 4-1, në fazën e dytë të ndeshjeve në grupin G.
Ndeshja nisi mirë për “Zonjën e Vjetër”, ku shënuan pas gjashtë minutash lojë, me një autogol të Boutouil.
Dhjetë minuta më vonë, Kenan Yildiz me një supergol dyfishoi epërsinë.
Ndërkohë pas 25 minutash, Wydad ngushtoi epërsinë me golin e Lorch. Pjesa e parë nuk solli tjerë.
Juventusi shënoi edhe dy herë tjera në pjesën e dytë. Fillimisht, Yildiz në minutën e 69-të realizoi për 3-1.
Kurse, Dusan Vlahovic nga penalltia në minutën e katërt shtesë vulosi fitoren e “Zonjës së Vjetër”.
Me këtë fitore Juventusi ka gjashtë pikë kurse Wydadi është pa pikë, pas dy ndeshjeve./Arbresh.info
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...