Irani i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mblidhet urgjentisht për të dënuar sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi tre centralet e tij bërthamore në Fordow, Natanz dhe Isfahan. Kërkesa u bë publike përmes një letre të ambasadorit iranian në OKB, Amir Saeid Iravani.
Në letër, Iravani e cilëson operacionin ushtarak të SHBA-së si një “kërcënim serioz ndaj paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”, duke akuzuar Uashingtonin për shkelje flagrante të Kartës së OKB-së dhe të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).
Gjithashtu, ai pretendoi se vendet e goditura ishin nën monitorimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
“Ky akt i paligjshëm duhet të dënohet publikisht dhe ata që janë përgjegjës nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar”, thuhet në letër.
Irani, i cili është përballur me tensione të vazhdueshme me SHBA-në dhe Izraelin, e sheh këtë sulm si një përshkallëzim të drejtpërdrejtë të konfliktit dhe po kërkon mbështetje ndërkombëtare për të frenuar veprime të ngjashme në të ardhmen. Nuk ka ende reagim zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së apo nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...