Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur pas dështimit të 35-të për ta konstituuar Kuvendin. Çitaku i ka bërw thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit.
Deputetja e PDK-së ka theksuar se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova.
“Për LVV, për Albin Kurti, pushteti është më i rëndësishëm se shteti. Egoja është më e madhe se Kosova, ambicia më e madhe se demokracia. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit. Çdo ditë kemi lajme për dëmin e pariparueshëm që kjo situatë po i shkakton ekonomisë. Dje pamë lajme të frikshme për krizën buzë kolapsit në sektorin e energjisë”, ka deklaruar Çitaku./rtk
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...