Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, të dyshuar për kultivimin e 400 bimëve narkotike, të zbuluara gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më 29 prill 2025, në fshatin Sheldi.
Në njoftimin e saj, Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Sheldija” janë kapur dhe janë vënë në pranga E. F., 28 vjeç, dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi pasi gjykata kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Njoftimi i plotë i policisë
“Finalizohet operacioni “Sheldija” për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike.
Vihen në pranga dy vëllezërit, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, siguruan informacion dhe prova për autorët e dyshuar të bimëve narkotike në fshatin Sheldi.
Bazuar në këto prova, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sheldija”, u kapën dhe u vunë në pranga:
F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi.
Nga hetimi dhe veprimet në terren, rezulton se E. F. dhe M. F. dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike, të zbuluara nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më datë 29.04.2025, në fshatin Sheldi.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...
Haradinaj: Amerika rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Ko...