KESCO ka njoftuar se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar.
Përmes një komunikate për media, kompania bëri me dije se aktualisht vetëm njësia A3 po prodhon rreth 110 megavatë energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës po mbulohet përmes importit.
“KESCO njofton publikun se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. Njësia A3 është duke prodhuar rreth 110 megavatë sot, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës do të mbulohet përmes importit të energjisë. Në të njëjtën kohë, konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve si pasojë e temperaturave të larta”, është thënë në komunikatën e KESCO-së.
Kjo kompani ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kuresoejn energjinë elektrike.
“Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, KESCO ka siguruar importet e nevojshme nga tregjet ndërkombëtare dhe po vazhdon të punojë intensivisht për të përmbushur nevojat në rritje për energji. I bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të ndihmojnë në kursimin e energjisë, veçanërisht përmes përdorimit më efikas të pajisjeve për ftohje. Çdo kilovat-orë i kursyer ndihmon në lehtësimin e ngarkesës në sistem dhe ul koston e përgjithshme të energjisë — duke përfituar të gjithë nga kjo. KESCO falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”,thuhet në komunikatë.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri