Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur shqetësimin për rritjen e rrezikut global nga konfliktet, duke përmendur edhe mundësinë e shpërthimit të një Lufte të Tretë Botërore.
Deklarata u bë gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, ku Putin theksoi se potenciali për përplasje të mëdha ndërkombëtare është në rritje të ndjeshme, raporton Reuters.
“Po, është shqetësuese. Po flas pa ironi dhe pa shaka. Ka shumë potencial për konflikte dhe ai po shtohet. Kjo ndodh para syve tanë dhe na prek drejtpërdrejt,” u shpreh Putin.
Në fjalimin e tij, ai përmendi disa nga pikat më të nxehta të tensioneve globale, përfshirë luftën në Ukrainë, përplasjet mes Izraelit dhe Iranit, si dhe situatën e ndërlikuar përreth objekteve bërthamore iraniane, ku Rusia është duke ndërtuar dy reaktorë të rinj bërthamorë në bashkëpunim me Teheranin.
Putin shtoi se situata kërkon vëmendje të madhe dhe angazhim serioz ndërkombëtar për të gjetur zgjidhje:
“Kjo kërkon jo vetëm vëmendje të kujdesshme ndaj zhvillimeve që po ndodhin, por edhe kërkimin e zgjidhjeve – zgjidhje, në mënyrë të preferueshme, paqësore, në të gjitha drejtimet,” deklaroi ai.
Në Itali e bëjnë të kryer rinovimin e Rrahmanit me Napolin, ...
Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin pjesërisht hapësirën ajro...
Prokuroria e Prishtinës sekuestron rreth 100 mijë euro pasur...
KQZ miraton 949 qendra votimi në 38 komuna për zgjedhjet e 7...
KQZ: Mbi 22 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në z...
Henry i mahnitur nga inteligjenca e Yamal, shpreson të jetë ...