Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato vlerësoi sot rolin e Shqipërisë ndër vite në ndihmën e dhënë ndaj refugjatëve.
Në një aktivitet të organizuar me rastin e 20 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, Gonzato tha se “ky do të jetë një parakusht i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Shqipëria ka një rol gjithë nder në historinë e njerëzimit, sepse ka pritur e ka mbrojtur individë të ndryshëm, duke filluar nga hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ose roli i paparë që ju patët në vitet 1990 për të mirëpritur refugjatë nga Kosova. Por edhe kur Afganistani ra në duart e talebanëve në 2021-shin, Shqipëria gjithsesi u ofroi strehim të përkohshëm mijëra shtetasve të Afganistanit”.
“Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka qenë një partner i rëndësishëm për BE-në për të trajtuar të gjitha ato flukse mikse të migracionit në korridorin e Ballkanit Perëndimor, duke ekuilibruar kërkesat për siguri me detyrimet humanitare”, theksoi Gonzato.
Gonzato u shpreh se “Shqipëria po ndërmerr hapa tejet të rëndësishëm dhe vendimtarë për anëtarësimin në BE. Ky partneritet bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për të siguruar dhe lehtësuar aksesin tek procedura e azilit, identifikimin e personave që kanë gjasa që t’iu nevojitet mbrojtja ndërkombëtare si dhe nevoja e tyre specifike për shërbimet përkatëse, identifikimin e fëmijëve të pashoqëruar apo të ndarë nga prindërit, duke iu përgjigjur nevojave të tyre specifike për mbrojtje dhe duke i bërë këta fëmijë-migrantë pjesë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri”.
I pranishëm në aktivitet, zv/ministri i Brendshëm Andi Mahila theksoi se, “le të vazhdojmë së bashku, me solidaritet dhe angazhim, të ndërtojmë një Shqipëri ku çdo person që kërkon mbrojtje të trajtohet me respekt, ku i jepet mundësia të rindërtojë jetën e tij me dinjitet dhe shpresë për të ardhmen”.
Alma Bime punon prej 10 vitesh, në fushën e azilit. “Kjo ditë ka një domethënie të thellë për mua. Na kujton pse e bëjmë këtë punë – për të siguruar që askush të mos harrohet dhe askush të mos mbetet pas. Teksa Shqipëria avancon në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, angazhimi ynë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e refugjatëve bëhet edhe më i fortë”, u shpreh Bime, Drejtore për Politikat e Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në MB./Atsh
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...