Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se do të rikandidojë për kryetar të Vushtrrisë.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se Vushtrrisë do t’i jap kapitull të ndritur, një kthesë të drejtë të ndershme e njerëzore.
Ndër të tjera, ai thotë se Vushtrria nuk ka nevojë për spektakël, por për punë.
“Pas një reflektimi të gjatë, pas shumë bisedash me ju, me familjen time, me bashkëpunëtorë e me njerëz që Vushtrrinë e duan sinqerisht – në këtë Premte të bardhë, kam marrë një vendim të rëndësishëm dhe të ndjerë: po, po i rikthehem garës për kryetar të komunës sonë”, tja Tahiri në Facebook.
Tutje ai tha se e bëj këtë me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, dashurie dhe përkushtimi ndaj qytetit tonë.
“Vushtrria nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për punë. Ka nevojë për dikë që e njeh çdo rrugicë, çdo lagje, çdo problem – dhe që nuk ka frikë të përballet me të. Unë jam gati. E ndjej se më shumë se kurrë, jam gati të vazhdoj atë që nisëm së bashku”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...