Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sot organizon ekspozitën “Mirëmëngjesi Ballkan” të autorit Dardan Luta.
“Ekspozita ‘Mirëmëngjesi Ballkan’ vjen nga një shpërthim ndjenjash dhe guximi të pakufizuar. Fragmente të reprodukuara na vijnë si imazhe pamore që shënojnë kohëra të shkuara e që e kanë siguruar paharrueshmërinë”, shprehet kuratori i kësaj ekspozite, prof. Adem Rusinovci.
Ndërkaq, profesori i tij nga Norvegjia, Simon N James-Eide vlerëson se: “Vepra e Dardanit nuk është art nga kolltuku. Ai prek temat e konfliktit, nacionalizmit dhe vdekjes, brenda kontekstit kosovar tërheq referenca më të gjera të luftës dhe vuajtjes njerëzore”.
Ekspozita drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj, koordinatore e GMK-së, ndërsa kurator i ekspozitës është profesori i mirënjohur Adem Rusinovci.
Ekspozita hapet më datë 8 prill 2015, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, në kompleksin “Qafa” në Prishtinë./arbresh.info/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi