Mijëra iranianë dolën të premten në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera për të protestuar kundër Izraelit, duke valëvitur flamuj dhe brohoritur slogane anti-perëndimore.
Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror iranian treguan turma të mëdha që marshonin nëpër kryeqytet, ndërsa disa mbanin portrete të komandantëve iranianë të vrarë nga Izraeli që nga fillimi i konfliktit.
Protestuesit po ashtu valëvitnin flamuj të grupit militant libanez Hezbollah, një nga aleatët kryesorë rajonalë të Iranit.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim publikoi pamje të protestuesve që brohorisnin slogane kundër Izraelit dhe Britanisë./CNN
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar