Një ngjarje tragjike tronditi qytetin e Hagen-it të mërkurën vonë në mbrëmje, ku pas një grindjeje të ashpër, një burrë sirian 37-vjeçar dyshohet se vrau me thikë partneren e tij 31-vjeçare.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, në apartamentin e papafingos ku ndodhi ngjarja, në atë kohë ishin edhe fëmijët e çiftit.
Rreth orës 22:50, një vajzë që bërtiste brenda apartamentit telefonoi policinë, duke lajmëruar ngjarjen. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë hetuesit dhe shërbimet e emergjencës në rrugën Märkischer Ring. Atje, burri sirian dyshohet se e goditi disa herë me thikë partneren e tij, raporton Bild.
Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, ku për fat të keq vdiq nga plagët e rënda.
Policia dhe prokuroria njoftuan se 37-vjeçari u arrestua pa rezistencë në apartament dhe u paraqit të enjten para gjykatës, e cila e la në paraburgim.
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...
PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativë...
9 nga 51 të intervistuarit ndalohen për “manipulim të votave...
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...