Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të intensifikojë sulmet ndaj objektivave të qeverisë iraniane, me synimin për të destabilizuar regjimin në Teheran.
Katz tha se Izraeli duhet të godasë fortë simbolet e regjimit, siç janë milicia Basij dhe Garda Revolucionare.
“Duhet të godasim të gjitha simbolet e regjimit dhe mekanizmat e shtypjes së popullatës, siç është milicia Basij, dhe bazën e fuqisë së regjimit, siç janë Gardat Revolucionare”- tha ai.
Këto deklarata përbëjnë një ndryshim të dukshëm në qëllimet strategjike të Izraelit, i cili fillimisht synonte vetëm objektivat bërthamore të Iranit. Tani, duket se fokusi është zhvendosur drejt dobësimit të strukturave shtetërore dhe institucioneve kyçe që mbështesin regjimin iranian.
Një ditë më parë, Katz kishte deklaruar publikisht se Izraeli synon vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e përshkallëzuar më tej retorikën dhe tensionet mes dy vendeve./euronews
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës Premier pas triu...
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...