Zjarre të mëdha shpërthyen sot në mëngjes pranë zyrave të kompanisë Microsoft në qytetin Beershebë, në jug të Izraelit, pas një goditjeje raketore që dyshohet të jetë lëshuar nga Irani.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur dhe flakë të mëdha në afërsi të Parkut të Teknologjisë së Avancuar Gav-Yam, një kompleks që strehon disa nga qendrat më të rëndësishme teknologjike të Izraelit, përfshirë edhe zyrën lokale të Microsoft-it, shkruan BBC.
Sipas autoriteteve izraelite, pesë persona janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Soroka – një institucion që ishte vetë objekt i një sulmi të mëparshëm raketor nga Irani, vetëm një ditë më parë. Gjendja e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...