Policia e Kosovës njofton se për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, më 20 dhe 21 qershor 2025 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në disa segmente të autostradave dhe rrugëve kombëtare në vend.
Garat, të cilat janë pjesë e Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm, do të zhvillohen në këto orare dhe segmente rrugore:
Më 20 qershor 2025, nga ora 10:00 deri 14:00, do të bllokohet për qarkullim segmenti i autostradës “Arbër Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë – Hani i Elezit.
Më 21 qershor 2025, nga ora 09:00 deri 16:00, gara do të zhvillohet në relacionin:
Autostrada “Arbër Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas.
Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren për të zbatuar masat dhe veprimet e nevojshme për siguri rrugore gjatë garave. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur pritjet dhe vonesat./Arbresh.info
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...