Rrebeshe lokale shiu mund të ketë sonte gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e Kosovës, sidomos në disa zona të Dukagjinit dhe Drenicës, por të gjitha mbesin zhvillime në zona të izoluara.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Herë pas here priten edhe zhvillime të rrebesheve afatshkurtra, lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë dhe pritet edhe depërtimi i një fronti të dobët të ftohtë ajror me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por prapëseprapë nuk do të ketë në gjithë territorin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me diell dhe zhvillime të stuhive lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Stuhi të fuqishme lokale mund të ketë në lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Stuhi lokale priten edhe në disa vise në pjesën qendrore të Shqipërisë deri afër bregdetit, pastaj në veri dhe veriperëndim të vendit ku ndonjë rrebesh mund të ndodhë edhe në bregdet.
Rrebeshe priten edhe në Mal të Zi, por shumë pak ose hiç fare në Luginë të Preshevës.
E shtuna vjen kryesisht me diell, por pak më e freskët, ngase pas frontit të ftohtë të së Premtes depërtojnë temperatura më të ulëta. Rrebeshe të izoluara mund të ketë vetëm në jug të Shqipërisë.
Nga e diela nxehtë e më nxehtë dhe me stabilitet të plotë atmosferik
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...