Pas nëntë vitesh që nga bashkëpunimi i fundit, Ledri Vula dhe Era Istrefi, janë ribashkuar për të sjellë një tjetër hit veror, të titulluar “T’lo”.
Kjo këngë vjen si një kombinim i fuqishëm i dy emrave të njohur të muzikës shqiptare, të cilët kanë treguar edhe një herë se kimia artistike mes tyre mbetet e pandryshuar.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Ledri dhe Era, duke ruajtur stilin e tyre origjinal.Beat-i mban firmën e Adionthebeat dhe Lurro Music, që i japin projektit një ritëm modern dhe energjik.
Videoja muzikore është realizuar nën regjinë e Fat Gjakovës, duke sjellë një pamje dinamike dhe vizualisht tërheqëse, që përputhet në mënyrë perfektë me atmosferën e këngës.
Ky projekt i ri pritet të jetë një nga kolonat zanore të kësaj vere, duke treguar se edhe pas shumë vitesh, bashkëpunimet mes ikonave të skenës shqiptare kanë ende shumë për të dhënë.
Të plotë tashmë këngën e gjeni në YouTube dhe komentet qenë tejet pozitive deri më tani. /Telegrafi/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates