Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, do të zhvillojë një takim të premten në Gjenevë të Zvicrës me përfaqësues të tre vendeve evropiane – Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë – njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.
Takimit do t’i bashkohet edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëhet e ditur në raportin e publikuar, duke cituar vetë ministrin Araghchi.
Sipas tij, ky takim është organizuar me kërkesë të vendeve evropiane, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të diskutuar zhvillimet e fundit rajonale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Iranit./CNN
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...