Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, teksa zyrtarët raportuan për “dëme të mëdha” në këtë spital.
Qendra Shëndetësore Soroka është spitali kryesor në jug të Izraelit. Një zëdhënës i këtij spitali tha se ndërtesa ka pësuar “dëme të mëdha” në disa zona.Autoritetet në këtë qendër shëndetësore u kanë kërkuar qytetarëve që të mos kërkojnë trajtim mjekësor në këtë institucion.
Një tjetër raketë goditi një ndërtesë të lartë dhe disa ndërtesa banimi në Tel Aviv. Të paktën 40 persona u plagosën nga këto sulme, tha Shërbimi i Shpëtimit i Izraelit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e dënoi sulmi ndaj spitalit dhe u zotua se do të kundërpërgjigjet.
“Tiranët në Teheran do të paguajnë çmim të lartë”, tha ai.
Më vonë gjatë së enjtes, Irani tha se caku kryesor i sulmeve me raketa, ku u godit spitali, ishte një bazë ushtarake izraelite dhe një e inteligjencës, e jo objekti shëndetësor.
“Caku kryesor ishte Komanda e Ushtrisë izraelite dhe baza e inteligjencës [C4I e ushtrisë izraelite], kampi i inteligjencës ushtarake, që gjenden në afërsi të spitalit Soroka”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Irna.
Sipas kësaj agjencie, sulmet direkte ishin ndaj ndërtesave ushtarake dhe se spitali u godit “nga vala shpërthyese”.
Edhe Garda Revolucionare Islamike tha se ishin goditur qendra komanduese të ushtrisë dhe inteligjencës së Izraelit, që gjendeshin pranë spitalit.
Spitali i goditur ka mbi 1.000 shtretër dhe ofron shërbim për pothuajse 1 milion banorë në jug të Izraelit, sipas uebfaqes së spitalit.
Ushtria izraelite tha se sulmin ndaj ndërtesës Arak është kryer me avionë luftarakë.
“Sulmi shënjestroi komponentët e nevojshëm për prodhimin e plutoniumit, në mënyrë që të parandalohej që reaktori të përdorej për zhvillim të armëve bërthamore”, tha ushtria.
Sipas televizionit shtetëror iranian, “nuk ka asnjë rrezik nga rrezatimi”. Një gazetar i këtij televizioni, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti i afërt Hondab, tha se objekti është evakuuar dhe nuk ka dëme në zonat civile që gjenden përreth reaktorit./rel
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...