Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Irani ka të drejtën “e natyrshme, legjitime dhe të ligjshme” për t’u mbrojtur përballë sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore.
Deklarata e Erdoganit vjen ndërsa luftimet mes dy vendeve kanë hyrë në ditën e gjashtë.
“Është një e drejtë shumë e natyrshme, legjitime dhe ligjore për Iranin që të mbrohet nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit,” tha Erdogan, vetëm një ditë pasi e cilësoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si “kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”.
Ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se Netanyahu i ka tejkaluar krimet e Adolf Hitlerit në Gaza.
“Shpresojmë që fatet e tyre të mos jenë të njëjta,” shtoi Erdogan.
Presidenti turk u zotua se do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund agresionit izraelit. “Po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar agresionin çnjerëzor të Izraelit kundër Gazës, Sirisë, Libanit, Jemenit dhe fqinjit tonë Iranit,” tha ai gjatë një fjalimi në grupin parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara.
Erdogan paralajmëroi gjithashtu për pasoja të mundshme rajonale dhe tha se institucionet turke janë në gatishmëri për çdo zhvillim që mund të prekë Turqinë./euronews
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...