Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda është shumë afër ta marrë drejtimin e skuadrës arabe Al Wahda dhe mediat në Arabinë Saudite janë të sigurta në këtë informacion.
Gazetari i Arabisë Saudite, Ahmed Ragab, ka shkruar se Al Wahda është afër emërimit të gjermanit Franco Foda si trajner të ekipit. Këtë njoftim e ka dhënë në profilin e tij në “X”.
Al-Wahda, ekip me bazë në Abu-Dhabi, është prej ekipeve më të suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në disa media arabe është bërë e ditur se Al Wahda është klubi i vetëm aktualisht pa trajner.
59-vjeçari Foda mori drejtimin e Kosovës në shkurt të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje nën drejtimin e trajnerit gjerman.
Kosova nën drejtimin e Fodas ka shënuar nëntë fitore, ndërsa ka edhe katër humbje. Një humbje e ka me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë. Dy fitoret më të rëndësishme janë ndaj Islandës në plejofin e Ligës së Kombeve. Falë dy fitoreve, Kosova edicionin e ardhshëm do të paraqitet për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...