Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku ngriti sot shqetësimin për pasojat ekonomike që po shoqërojnë rënien e euros pas procesit zgjedhor.
Sipas saj, kjo rënie është një fenomen që përsëritet dhe nuk ka asnjë shpjegim ekonomik real.
“Kjo tregon për një sasi të madhe parash në euro që futen në qarkullim gjatë fushatës, për të cilat nuk ka asnjë justifikim ekonomik”, deklaroi Tabaku.
Tabaku thekson se ndikimi i kësaj rënieje është i drejtpërdrejtë në tri shtylla të rëndësishme të ekonomisë shqiptare: sektori fason, bujqësia dhe familjet që mbështeten në të ardhurat e emigrantëve.
Ajo paralajmëroi se, nëse nuk merren masa urgjente, kjo situatë mund të kthehet në një goditje sociale dhe ekonomike për vendin.
Deputetja Tabaku vuri në dukje se rënia e euros nuk ka lidhje me zhvillime pozitive në ekonomi, por është pasojë e pastrimit të parave, i cili ka ndikuar në rritjen artificiale të valutës në treg.
“Ekonomia shqiptare ka nevojë për përgjigje konkrete, jo për manipulime me xhiron monetare para zgjedhjeve”, u shpreh Tabaku.
Ajo kërkoi një paketë mbështetëse për sektorin fason, politika konkrete për bujqësinë dhe masa reale për të ndihmuar familjet që jetojnë nga remitancat./atsh.al
Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...