Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka mbajtur fjalën e hapjes në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, nga ku rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për integrimin evropian.
Para 13 kryetarëve të shteteve anëtare të SEECP, ministri vuri theksin te bashkëpunimi mes vendeve duke e cilësuar si themelor për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.
Ai shtoi se, me çeljen e 4 grupkapitujve negociues, Shqipëria është në rrugën e duhur për çeljen e negociatave brenda 2027-ës dhe integrimin e plotë brenda kësaj dekade.
“Mblidhemi bashkë në kohëra të thella për rajonin tonë, shënjuar nga sfida konstante dhe mundësi të mirëfillta, përshpejtimi i integrimit ekonomik dhe hapat drejt rrugëtimit drejt BE.
Ky mbetet një hapësirë politike ku vizioni ynë politik për rajonin merr formë. Bashkëpunimi ynë është bërë më i harmonizuar me politikat e BE, planin ekonomik dhe i investimeve, planin e rritjes së BE dhe agjenda e gjelbër për BP.
Është e qartë se bashkëpunimi rajonal nuk është zëvendësues për anëtarësimin në BE por hap i nevojshëm në drejtim të tij, ku thjeshtojmë lëvizshmërinë për qytetarët tanë, ku investojmë në energji, ndërlidhje dhe komunikim, përgatitemi për BE.
Shqipëria ka qenë anëtare e përkushtuar e këtij procesi, kemi mbështetur zhvillimin e tregut të përbashkët rajonal. Për të tërhequr investimet e për ti sjellë ekonomitë tona sa më afër tregut të përbashkët evropian. Jemi krenar për marrëveshjen për Roaming, koristë e gjelbra dhe blu dhe 5 marrëveshjet e lëvizshmërisë që nënshkruar në kuadër të procesit të Berlinit. Këto hapa e sjellin BE me afër qytetarëve tanë dhe e bëjnë rajonin më stabël e më tërheqës.
Shqipëria mbetet e angazhuar në rrugëtimin e vetë transformues, agjenda jonë e reformave nxitet nga angazhimi i thellë ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës, etj,”, deklaroi Hasani.
Ministri u ndal dhe te përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, ku prej katër ditësh Izraeli dhe Irani kanë zgjeruar sulmet raketore.
Hasani ka deklaruar se Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të mbrojtur sigurinë e vetë dhe për t’u mbrojtur nga kërcënimet e mirëfillta, ndërsa i ka bërë thirrje Iranit që të ndalojë aktivitetet bërthamore dhe përdorimin e raketave balistike kundër Izraelit.
Ministri theksoi se, përdorimi i armëve bërthamore od të kishte pasoja katastrofike jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë.
“Jemi të shqetësuar nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe përballjet Izrel-Iran, që paraqesin një rrezik serioz për stabilitetin më të gjerë rajonal me pasoja globale.
Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vetë dhe për të mbrojtur qytetarët nga kërcënimet e mirfillta. I bëjmë thirrje Iranit: ndal aktivitetet e veta bërthamore dhe raketave balistike dhe të veprojnë në përputhje me detyrimet e veta në kuadër të së drejtës ndërkombëtare përfshi dhe traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamor.
Përdorimi i armëve bërthamore do kishte pasoja katastrofike në rajon e më tej. Shqipëria u bën thirrje palëve të angazhohen në përpjekje diplomatike të synuara për uljen e tensioneve dhe një zgjidhje të qëndrueshme politike”, përfundoi ai.
Sot, Tirana u bë sërish qendër e diplomacisë rajonale, duke mirëpritur krerë shtetesh dhe përfaqësues të lartë nga 13 vende pjesëmarrëse në Ministerialin përmbyllës.
Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria është fokusuar në tre prioritete: forcimin e bashkëpunimit politik, përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe rezultate konkrete në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
SEECP përfshin 13 vende pjesëmarrëse: Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë, Kosovën dhe Turqinë.
Si platformë e iniciuar nga vetë vendet e rajonit, SEECP mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit, zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe përgatitjen për integrim të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike./rtsh.al/
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave