Me rastin e jubileut të Trepçës, në Reporting House ka nisur vendosja e 500 kristaleve të dhuruara nga vetë Trepça, një gjest simbolik dhe i fuqishëm që pasqyron trashëgiminë industriale, rezistencën dhe identitetin e njërit prej emrave më të rëndësishëm të historisë ekonomike dhe shoqërore të Kosovës.
500 kristale të dhuruara nga Trepça, po vendosen në ambientet e Reporting House në Prishtinë, si një homazh i ndritshëm për trashëgiminë e njërës prej qendrave më ikonike industriale dhe historike të Kosovës.
Kjo po bëhet në 100 vjetorin e Trepçës dhe 1 vjetorin e hapjes së Reportin House. Ky akt instalimi nuk është vetëm një festim vizual është një thirrje për kujtesë dhe vazhdimësi ndaj rëndësisë që ka Trepça, thotë artisti, Gazmend Ejupi.
“Të gjithë gurët ose kristalet vendosen në mbajtëse të telave siç po e shihni. Po duam të krijojmë një mënyrë teatrale instalimin e gurëve ku me krijua më shumë vëmendje për situatën e Trepçës që e ka. Siç e dimë, Trepça ka qenë gjithmonë fillimi i njëfarë revolucioni para luftës. Mirëpo, ai revolucion ende po ekziston si komunitet në Trepçë”, thotë ai.
Ejupi shton se pasuria më e madhe është historia e Trepçës.
“Pasuritë e mëdha që i kam si referencë është gjithmonë Trepça, stafi i Trepçës që duhet të ketë shumë vëmendje për momentin, gjithmonë që duhet të shihet se çka ka në Trepçë. Trepça e ka muzeun e vet që inkurajoj të gjithë të shkojnë të gjithë me pa. Është një punë shumë e madhe që bëhet aty”.
Kristalet të papërpunuara, mbresëlënëse dhe të ndritshme janë më shumë se mrekulli gjeologjike. Ato janë bartëse të kohës, dëshmitare të përpjekjeve dhe simbole të qartësisë. Hapja e Ekspozitës së 500 kristaleve nga Trepça do të bëhet të mërkurën në Reporting House në Prishtinë, në orën 18:00./rtk
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...