Në një mesazh urimi me rastin e 250- vjetorit të krijimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të thellë për popullin amerikan dhe pjesëtarët e forcave të armatosura të ShBA-së.
“Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, për 251-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane,” ka deklaruar Haradinaj.
Ai theksoi se sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane janë dhe mbeten frymëzim i vazhdueshëm për Kosovën dhe Ushtrinë e saj.
“Përjetë falënderues për mbështetjen në momentet më vendimtare të historisë sonë,” përfundoi Haradinaj./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi