Protesta e paralajmëruar për të dielën nga banorët e fshatit Muçivërc, e cila kishte për qëllim kërkesën për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu, është anuluar.
Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta është pezulluar pasi nuk është marrë leja e nevojshme nga Policia e Kosovës.
“Të nderuar bashkëvendas ,ju njoftojmë se protesta e cila ishte planifikuar të mbahet te dielen me datë :15-06-2025 tek pika kufitare Dheu i Bardhë është anuluar”, thuhet në njoftim.
Arbnor Spahiu është arrestuar së fundmi nga autoritetet serbe dhe ndodhet në paraburgim, nën akuzën se ka qenë pjesë e njësisë policore të Kosovës gjatë përleshjes së armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023./Arbresh.info
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...