Leon Avdullahu ka bërë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike.
Mesfushori shqiptar është transferuar nga skuadra e njohur zvicerane Basel te Hoffenheim, ekip që garon në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.
21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me gjermanët, pas një sezoni mbresëlënës me Baselin, me të cilin fitoi kampionatin dhe Kupën e Zvicrës.
Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm në sukseset e skuadrës zvicerane, duke u konfirmuar si një titullar i padiskutueshëm në mesin e fushës.
Avdullahu është formuar si lojtar te Basel, ndërsa tani është i gatshëm për një kapitull të ri
“Mezi pres t’i bashkohem ekipit në stërvitje”, është shprehur shkurt mesfushori shqiptar.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...