Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar ndaj spekulimeve për krijimin e një qeverie të pakicës, duke e cilësuar këtë opsion si të paqëndrueshëm dhe të pamundur.
Në një postim të fundit në Facebook, Haziri theksoi se shumica e deputetëve të pakicave jo-serbe janë të lidhur ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke e bërë të pamundur formimin e një qeverie të pakicës që të ketë mbështetje të mjaftueshme për të drejtuar vendin.
Ai gjithashtu kritikoi ashpër mungesën e veprimeve konkrete nga opozita për të krijuar një alternativë qeverisëse, duke theksuar se nuk ka asnjë veprim politik që të ndërtojë besim për një shumicë të mundshme.
Në këtë kontekst, Haziri thotë se një Qeveri të Unitetit Kombëtar si një zgjidhje kalimtare për të dalë nga bllokada politike aktuale.
Në përfundim, Haziri apelon për një qasje racionale dhe të përgjegjshme në drejtim të një zgjidhjeje që do të sigurojë stabilitet dhe zhvillim për Kosovën.
Postimi i plotë:
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...