Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kundështuar vendimin e fundit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, i cili në mbledhjen e mbajtur të enjten caktoi Korporatën Energjetike të Kosovës si Furnizues i Mundësisë së Fundit për një periudhë gjashtëmujore, nga 31 gusht 2025 deri më 31 janar 2026.
Sipas njoftimit, ky vendim paraqet një tentim për të fshehur dështimet që kanë rezultuar nga vendimi arbitrar dhe i papërgatitur për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, një proces që nga fillimi është nisur në mënyrë të ngutshme dhe pa analizë gjithëpërfshirëse, shkruan Arbresh.info.
DhTIK rikujton qëndrimin e saj të vazhdueshëm se liberalizimi i tregut duhet të shtyhet për të paktën një vit, duke i dhënë kohë institucioneve dhe palëve të interesit që të përgatiten seriozisht në të gjitha aspektet teknike, ekonomike dhe ligjore për ta realizuar këtë reformë në mënyrë të suksesshme dhe të drejtë.
“Që në fillim, DhTIK ka paralajmëruar se mënyra si është nisur ky proces do të sjellë dëme serioze për bizneset, për punëtorët dhe për qytetarët, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e sektorit privat dhe vendet e punës. Tashmë pasojat negative po i shohim – bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin rrugëve, investimet e planifikuara po anulohen.”, thuhet në reagim.
“Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur rezerva serioze, duke theksuar nevojën për një qasje të kujdesshme dhe me faza, duke shprehur madje gatishmërinë për të mbështetur këtë tranzicion me mbështetje financiare konkrete.”, thuhet tutje në reagim./Arbresh.info/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...