Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetë dhe zyrtarë të lartë të partisë, ka bërë sot homazhe pranë arkivolit të ish-Kryeministrit të Kosovës në ekzil, Dr. Bujar Bukoshi, në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit, me këtë rast, Krasniqi ka ngushëlluar familjarët e Dr. Bukoshit dhe ka nënshkruar librin e zisë, duke vlerësuar lart kontributin e tij në periudha kyçe të historisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Dr. Bujar Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme dhe një kontribuues i madh për shtetin e Kosovës – si Kryeministër në ekzil gjatë viteve të ’90-ta, por edhe si njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Kontributi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë,” ka deklaruar Kryetari i PDK-së.
Dr. Bujar Bukoshi ndërroi jetë këtë javë, duke lënë pas një trashëgimi të thellë në historinë e re të Kosovës./Arbresh.info/
Rutte: Ka aktorë që përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Per...
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...