Një pushuese e moshuar nga Kosova është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit në Shëngjin, pasi është konstatuar në rrezik mbytjeje gjatë kohës që po lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur pranë një zonë me prani të lartë pushuesish, afër disa bizneseve. Vrojtuesit e detit kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta nxjerrin të moshuarën në breg, duke i dhënë ndihmën e parë.
Pas ndërhyrjes së parë, ajo është dërguar në spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky është një tjetër rast që dëshmon rëndësinë jetike të pranisë dhe gatishmërisë së vrojtuesve të detit gjatë sezonit turistik, për sigurinë e pushuesve në zonën bregdetare të Shëngjinit./abcnews.al
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...