Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar 12 qershorin si një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë të re.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se lirinë e ka bërë kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, shkruan Arbresh.info.
“Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
“Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë.
Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën”, ka theksuar ai./Arbresh.info/
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...