Tiktokeri më i njohur në botë, Khaby Lame, është larguar nga SHBA-ja pasi u arrestua nga agjentë federalë.
Një zëdhënës i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave, tha se Lame i cili ka mbi 162 milionë ndjekës në TikTok, u ndalua të premten në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas pasi ai “kishte tejkaluar kushtet e vizës”.
Ndaj, ata që kanë një urdhër dëbimi në të dhënat e tyre mund të pengohen të lejohen të kthehen në SHBA deri në një dekadë.
Ndërsa ishte në SHBA, Lame – emri ligjor i të cilit është Seringe Khabane Lame, mori pjesë në Met Gala në New York.
Ai u bë i famshëm në internet gjatë pandemisë COVID-19, ku ai reagonte ndaj videove të ndërlikuara të pa thënë asnjë fjalë.
Me miliona ndjekës, ai nënshkroi një partneritet shumëvjeçar me markën e stilistëve Hugo Boss në vitin 2022 dhe u emërua si ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it në janar të këtij viti, transmeton Klankosova.tv.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...