Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha të martën se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai theksoi se gjatë takimit në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluar më 10 qershor, ka diskutuar për normalizimin e raporteve mes dy vendeve dhe janë pajtuar që diskutimet të vazhdojnë së shpejti.
Ish-kryeministri i Suedisë dhe diplomati i njohur evropian, Carl Bildt, ka komentuar mbi takimin e mbajtur të martën në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit të ri të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bildt tha se dialogu është ristartuar me Sorensenin si ndërmjetësues, por sipas tij pritjet për ndonjë zhvillim të madh në këtë fazë duhet të jenë të kufizuara.
“Mendoj se pritjet për një përparim të madh duhet të mbahen brenda kufijve të caktuar për momentin,” ka shkruar Bildt, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i punës së Sorensenit në këtë proces.
Emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen, ka mbajtur takimin e parë zyrtar me palët në kuadër të dialogut, ndërsa pritet që në javët në vijim të ketë angazhime të tjera drejt zhbllokimit të procesit.
Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve prej vitit 2011, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./Telegrafi/
With Peter Sørensen as new ?? man for the issue the ?? ?? dialogue was restarted yesterday. I think expectations for big breakthrough should be held within distinct limits for the time being. https://t.co/4zATclMo04
— Carl Bildt (@carlbildt) June 11, 2025
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...