në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka nisur protesta e organizuar nga përfaqësues të bizneseve të Kosovës, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Ky vendim, i cili ka hyrë në fuqi më 1 qershor, detyron kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të furnizohen me energji nga tregu i hapur, duke i hequr ato nga subvencionet shtetërore.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit mbajnë pankarta me mbishkrime si “Mos na ndalni prodhimin”, “Liberalizimi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë” dhe “Pa transparencë – nuk ka treg të lirë”.
Ata kërkojnë një periudhë kalimi prej një viti dhe një paketë ligjore që të lehtësojë adaptimin në këtë proces. Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) kanë theksuar se protesta është paqësore dhe bëjnë thirrje për reflektim nga ana e Qeverisë./Arbresh.info
@arbresh_info “Mos e ndal zhvillimin ekonomik”, bizneset fillojnë protestën në Prishtinë kundër liberalizimit të tregut të energjisë #fyppppppppppppppppppppppp #video #viral ♬ original sound – arbresh.info




Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...