Një përleshje mes katër personave ka ndodhur dje në lagjen “Dardania” të Fushë-Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas konfliktit fizik, të katër të dyshuarit – meshkuj kosovarë – kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Pas trajtimit dhe intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të rastit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të incidentit.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Rr. Dardania- Fushë Kosovë 10.06.2025 – 10:20. Pas një përleshje fizike, katër të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë pranuar tretman mjekësorë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...