Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh sot gjatë rubrikës “Sy’ m’sy”, se së shpejti priten lajme të tjera të mira nga fronti i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Gjatë komunikimit në këtë hapësirë virtuale me komentuesit e shumtë për çështje të ndryshme të aktualitetit, Rama tha se po ecet në mënyrë intensive me negociatat, ndërsa shpresohet që shumë shpejt të merret lajmi i hapjes së një tjetër grupkapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit, të hapet edhe grupkapitulli i fundit në pjesën e negociatave.
Kreu i qeverisë u ndal edhe të Samiti i Komitetit Politik Evropian, që sipas tij ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, “fantastik”.
Ai nënvizoi faktin se jehona e këtij Samiti vazhdon ende në korridoret e politikës evropiane.
“Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s, në dukje ka kohë, por në fakt kjo është mënyra si punohet për samitet e NATO-a, fillon puna dy vjet përpara. Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes, logjistikës, topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit”, tha Rama.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës