Një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 15:23 në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes ndërsa bëri të ditur se një zjarrfikës ka pësuar lëndim trupor.
Shtëpia është djegur pothuajse tërësisht sipas Veselit, dhe familjarët kanë arritur me kohë që të dalin jashtë pa pësuar lëndime.
Si pasoj e afeksionit nga tymit, një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Sot, më datë 09.06.2025, rreth orës 15:23, kemi pranuar informacion se një shtëpi dykatëshe në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj, është përfshirë nga zjarri. Njësitë përkatëse policore dhe ekipet e zjarrfikësve janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Nga informacionet fillestare, kemi mësuar se banorët e shtëpisë kanë arritur të largohen në kohë, ndërsa shtëpia ka pësuar dëme të mëdha materiale. Zjarri më pas është lokalizuar, por shtëpia është djegur pothuajse tërësisht. Një zjarrfikës ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimit trupor. Po ashtu edhe një femër (familjare) ka kërkuar ndihmë për shkak të afeksionit nga tymi. Hetimet lidhur me shkaqet e zjarrit janë në proces”, tha Veseli./Arbresh.info
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar