Pak para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor, nga stadiumi “Air Albania” u largua flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lidhur me këtë, historiani Azdren Shala tha se mendon se si veprim, ishte paksa i tepruar.
“Shteti shqiptar i ka pasur dy zgjidhje, ose me e tepru me nacionalizëm, ose me u bë pak teatral. A e ke e tepërt, ishte, ka mundur të qëndrojë aty emblema e UÇK-së”, u shpreh ai në “Ora Shtatë”.
Ndryshe, ai thotë se shqiptarët treguan se nuk janë agresorët.
Nga ana tjetër, njohësi i sigurisë, Adnan Sogojeva tha se nuk ishte pamje e mirë largimi i flamurit të UÇK-së.
“Organizimi i shtetit shqiptar, gjithçka ka qenë e mirë, por largimi i flamurit të UÇK-së dëmtoi imazhin e gjithë atij organizimi”, tha ai.
Sakaq Xhevdet Zeka tha se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për idealet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithëse sa i përket largimit të flamurit të UÇK-së, Zeka tha se UEFA nuk i lejon gjërat nacionaliste.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...