“Nuk ka ndodhur nga aksidenti” – Policia jep detaje për vdekjen e 26-vjeçarit në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

21:17 | 8 Qershor 2025
E.H

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e Ideal Halabakut, 26-vjeçar nga Pozherani i Vitisë.

Në njoftim thuhet se viktima kishte pësuar aksident rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut, përcjell Arbresh.info

Sipas hetimeve fillestare, policia bëri të ditur se vdekja e 26-vjeçarit nuk ka ndodhur si pasoj e aksidentit

Njoftimi i plotë:

Njoftim zyrtar – Hetim mbi vdekjen e rastit në Kaçanik

Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.

Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si: “Hetim mbi vdekjen”.

Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani i Vitisë

Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani i Vitisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme