Gjatë javës që lamë pas, vendi ynë është karakterizuar nga mot i qëndrueshëm dhe me diell, me temperatura që kanë arritur deri në 31–35°C.
Përjashtim ka bërë vetëm zona e Hanit të Elezit dhe rrethinat e saj, ku përveç temperaturave të larta, janë regjistruar reshje shiu dhe lokalisht edhe breshër, përcjell Arbresh.info.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në javën në vijim do të sjellë një freskim të ndjeshëm të motit, me ulje të temperaturave për rreth 3 deri në 6 gradë Celsius krahasuar me ditët e kaluara.
Përjashtim do të bëjë dita e mërkurë, kur parashihen reshje të izoluara shiu dhe mundësi për breshër në disa rajone.
Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
E marte: Mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjt 26-29gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E merkure: Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.
E enjte- Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperiperendimit me shpejtesi 1-4m/s.
E premte- Mot me diell dhe vranesira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës