Volodymyr Zelenskyy ka publikuar një video ku i bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të lejojnë Ukrainën të blejë sistemet e domosdoshme të mbrojtjes ajrore.
Lideri ukrainas tha se ekipi i tij nuk ka marrë asnjë përgjigje nga SHBA-ja pas një kërkese zyrtare.
“Rusët po përgatiten të vazhdojnë luftën dhe po injorojnë të gjitha propozimet për paqe”, deklaroi ai.
Duke folur për qëllimet e Kremlinit, Zelenskyy shtoi se “ajo që duan rusët është shkatërrimi i plotë i jetës”, raporton SkyNews.
Më tej, ai theksoi se “në më shumë se njëmbëdhjetë vite të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ata kanë sjellë vetëm një gjë të re në tokën tonë – ‘trashëgiminë’ më të përhapur ruse- rrënojat dhe vdekjen”./rtk
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...