Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot lidhur me punimet konservuese në ish-burgun e Spaçit.
Në një konferencë për mediet, Berisha tha se “ky projekt është indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës”.
“Është një shkelmin për së dyti, i asaj i atij kalvari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë. Është thjesht përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp, ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve”, tha Berisha.
Sipas tij, “kjo është dëshmi tjetër se si po përpiqen që të zvogëlojnë aktet çnjerëzore të atij regjimi”.
Më herët, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka sqaruar se plani i menaxhimit i miratuar në vitin 2024 përfshin konsultime të gjera dhe strategji për kthimin e Spaçit në një muze të kujtesës. Ndërhyrjet sipas MEKI-t konsiderohen minimale dhe të përkohshme, pa cënuar autenticitetin e vendit.
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...