Belgjika është e tronditur nga lajmi i vrasjes së një nëne 46-vjeçare dhe vajzës së saj 6-vjeçare, të cilat u gjetën të pajeta pas një zjarri në shtëpinë e tyre.
Viktimat ishin familje ukrainase e zhvendosur në Belgjikë tre vitet e fundit.
Ajo çka e bën ngjarjen më të rëndë është fakti se në trupat e tyre janë gjetur plagë me thikë, ndërsa dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht. Po ashtu fakti që kryefamiljari shërben në frontin e Ukrainës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën Hasrode, pranë Oud-Heverle.
Mediat belge raportojnë se nëna kishte ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa e bija u gjet pa ndjenja. Edhe pse u bënë përpjeke për ta rikthyer në jetë, ato nuk patën rezultat
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...