Izraeli ka lansuar disa sulme në kryeqendër të Libanit, Bejrut. Forcat Izraelite kanë goditur disa caqe në jug të Bejrutit, ndërsa paraprakisht kishin lëshuar paralajmërime, raporton agjencia “AP”.
Sulmet ndodhën në natën e Kurban Bajramit.
Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur caqe që besohet se janë vende ku grupi militant Hezbollah po prodhonte dronë.
Këto sulme shënojnë herën e parë në më tepër se një muaj që Izraeli ka goditur periferinë e Bejrutit dhe hera e katërt që kur arrit një marrëveshje armëpushimi në nëntor të vitit të kaluar.
Izraeli kishte postuar paralajmërime në platformën “X”, duke thënë se do t’i godasë tetë ndërtesa në katër lokacione.
Ushtria izraelite në një deklaratë ka thënë se Hezbollahu po “punonte për të prodhuar mijëra dronë nën udhëzimet dhe financimin e grupeve terroriste iraniane”.
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...