Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësues të një grupi të organizatave joqeveritare ku fokus ishte moskunstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Të enjten ka dështuar për herë të 27-të konstituimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Osmani ka thënë se vonesat në konsituim jo vetëm që dëmtojnë kredibilitetin e institucioneve por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.
“Sipas Presidentes Osmani vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton jo vetëm kredibilitetin e institucioneve, por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. Në këtë drejtim, Presidentja ripërsëriti përkushtimin e saj për të garantuar funksionalitet institucional dhe për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...